POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Dokumentimi i krimeve ekonomike në luftë i shërben kujtesës kolektive

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës ka prezantuar aneksin e Metodologjisë së punës, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se krahas jetëve të humbura e dëmtuara në Kosovë nga agresori serb, dëmtimi ekonomik gjithashtu është i madh.

“Dokumentimi i këtyre krimeve ekonomike është pjesë integrale e së vërtetës historike. Përveç funksionimit arkivor e akademik është edhe instrument drejtësie e transparence. Përmes një metodologjie të qartë, profesionale dhe gjithëpërfshirëse mund të krijojmë një arkiv të besueshëm, i cili do të shërbejë për kujtesën kolektive të brezave që vijnë”, ka thënë Kurti.

Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ka përmendur të arriturat e deritanishme të këtij instituti. Ka përmendur bashkëpunimet të cilat shtrihen me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi e Bosnje Hercegovinën.

“Aneksi metodologjik që do të prezantohet sot është punë e përbashkët për të siguruar që mbledhja, verifikimi dhe analiza e krimeve ekonomike, sociale e kulturore të luftës të bëhen sipas standardeve më të larta etike, ligjore dhe shkencore”, ka thënë Hetemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *