“Urime, u ‘zgjodh’ kryetari i Kuvendit!”, Milaim Nela ironizon PDK-në pas mosvotimit të Dimal Bashës
Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër pas seancës së Kuvendit të Kosovës, derisa ironizoi duke thënë se sot u ‘zgjodh’ kryeparlamentari.
Ai ironizoi me PDK-në dhe qëndrimet e saj dhe mosvotimin e Dimal Bashës, kandidatur e cila iu përshtat kërkesave të saj të vazhdueshme.
“Nuk e di ku e mori kurajon kryetari i PDK-së sot për të dalë para mediave pêr ta arsyetu votën kunder Dimal Bashës.
Kurti e dinte fort mirë se nuk do të votohej Dimali se për ndryshe kurrë nuk do ta kishte propozuar!”, shkroi Nela, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Besoj se sot u zgjodh Kryetari i Kuvendit te Kosovës!
Urime Dimal Basha!
PDK e mbajti fjalën e sapo u shpall një kandidaturë sipas kërkesave të vazhdueshme të saj pra që të mos kishte qene pjese e kabinetit Kurti e votoi.
Ja kjo është politikë….ndjesë POKER politik çmimin e të cilit e paguan Kosova!
***
Vetëm para dy ditësh ju thashë që PDK po luan bllofin e sot kjo u vërtetua.
Nuk e di ku e mori kurajon kryetari i PDK-së sot për të dalë para mediave pêr ta arsyetu votën kunder Dimal Bashës.
Kurti e dinte fort mirë se nuk do të votohej Dimali se për ndryshe kurrë nuk do ta kishte propozuar!
Politika asht seriozitet e mbajtje fjale Z. Kryetar i PDK-se e jo siç thonë plakat…shto ujë e shto miell!
Mosni bre se u bëtë gazi i botës!