TË FUNDIT

Shpërblehet me 1 mijë euro djaloshi që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve në Skenderaj

Shpërblehet me 1 mijë euro djaloshi që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar djaloshin e quajtir Donart Murati, i cili u bë viral me lopatën e tij, duke u përpjekur që të ndihmojë të tjerët, gjatë vërshimeve shkatërruese që kapluan rajonin e Skenderajt, javë më parë.

Nura e shpërbleu djaloshin me 1,000 euro, si dhe me një mirënjohje.

“E njihni Donartin? Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI!”, shkroi Nura në Facebook.

Një fotografi e djaloshit duke ndihmuar, po ashtu është vënë në hapësirat e zyrës së kryetarit Nura.

Mund të jetë një imazh i 1 person, fëmijë, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "IA SKENDERAJ"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *