Qeveria ndan mbi 24 mijë euro dhe 10 vende të reja pune për Komunën e Mitrovicës së Veriut
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 24,236.29 euro, përcjell KosovaNews.
Vendimi, i marrë në mbledhjen elektronike të kabinetit qeveritar, përfshin gjithashtu shtimin e dhjetë pozitave të reja të punës në këtë komunë, me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas Qeverisë, fondet do të përdoren sipas planit të paraqitur nga komuna dhe në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.