OPINIONTË FUNDIT

Lopa e Brojës dhe tradhtia që e lidhi Kosovën

Reagimi i Kadri Veselit nga Haga për protestën më shtyri të bëj këtë shkrim, dhe ky qëndrim i tij është në përputhje të përafërt me mendimet e mia.

“Lopa e Brojës” – një figurë pa lidhje reale me luftën, pa njohuri politike dhe pa vizion të qartë për të ardhmen e vendit.I cekët në mendje dhe i dobët në vendimmarrje.Me budallallëkun dhe tradhtinë e tij, e lidhi Kosovën për mullarin e Serbisë, duke e rrëmbyer fatin e vet dhe të shokëve të tij.

Ai nuk e mbrojti Kosovën, por e dorëzoi në prehrin e armikut.

Vulosi fatin e saj në tavolinat e huaja dhe në marrëveshjet që i shkatërruan themelet e shtetit.

Amerikanet dhe krejt Kosova e di mirë se Hashim “Polari” Thaçi ka qenë i shitur dhe thellësisht i dyshuar.

Bashkë me vëllanë e tij, Gani Thaçin, ka bashkëpunuar me shërbime të huaja, duke bërë gabime fatale që janë dokumentuar në mënyrë komprometuese.

Kur Polari u përpoq të afrohej me amerikanët, francezët i zbuluan krimet e tij dhe ia përplasën për fytyrë.

I bllokuar dhe pa rrugëdalje, u hodh në krahun e Rusisë së Putinit dhe Serbisë.

Në bisedime, dorëzoi gjithçka që ata kërkonin, por atëherë ishte tepër vonë.

Ai tradhtoi Kosovën me vrasje politike dhe marrëveshje të dëmshme, duke shkelur besimin edhe të shokëve të tij më të afërt.

Evropianët e paralajmëruan qartë:

“Nëse nuk e formoni vetë Gjykatën Speciale, atë do ta formojë Këshilli i Sigurimit me gjyqtarë rusë dhe kinezë. Pastaj nuk do të ketë rrugë shpëtimi.”

I frikësuar jashtë mase, Polari iu lut Isa Mustafës:

“Ndihmo ta themelojmë Gjykatën Speciale nën juridiksionin e Kosovës, sepse situata ka dalë jashtë kontrollit.”

Shërbimi francez dhe UDB-ja, që nga koha para luftës, i kishin futur në grusht dy “polarët” e Brojës. Tashmë, ata u kishin ngjitur “kërrpeshin” në fyt, si lopës në grazhd, dhe dihej mirë se ose do t’i dëgjonin shërbimet për të cilat punonin, ose do të dënoheshin me plumb në kokë. Më së paku kjo ka ndodhur atje ku sot ndodhet Haga ,vendi i përzgjedhur për tradhtarët e atdheut.

Që nga dita kur u rekrutua në shërbimin francez, ky njeri e shiti Kosovën.

Kjo u bë e qartë në një prononcim për media, ku tha me cinizëm:

“Fatkeqësisht Mitrovica është e ndarë.”

Fatkeqësia është edhe më e madhe kur marrëveshjet e dëmshme të bisedimeve u përkrahën pa asnjë rezervë edhe nga LDK-ja, me Isa Mustafën në krye.

Kur Polari kuptoi se po i digjej bishti, tentoi të zhbënte projektin amerikan për Kosovën shtet të pavarur e demokratik.

Gjithçka që kërkonte Serbia, ai e pranonte pa rezerva.

Amerikanët e dinin se Polari kishte marrë urdhra nga shërbimet franceze dhe serbe për të eliminuar proamerikanët që ishin pranë Ibrahim Rugovës dhe për të minuar projektin amerikan për Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

Po ata amerikanë që dikur e ngritën Polarin si “Xhorxh Washingtonin e Kosovës”, ishin të njëjtit që e lidhën “Xhorxhin e Brojës” dhe e vendosën aty ku e meritonte.

Flitet se për një fotografi të varur në mur të Ibrahim Rugovës janë vrarë njerëz, vetëm pse nuk e hoqën atë fotografi kur u kërkua.

Në gjithë këtë histori të ndërlikuar, Kadri Veseli po del të jetë më i pafajshmi.

Ai e di mirë se nga i kanë ardhur akuzat që e kanë gozhduar në Hagë për “kungjit e Hitlerit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *