TË FUNDIT

Doktori nga Mitrovica pas 26 vjetësh kthehet në dy banesat e tij në veri

Pas 26 vjetësh, doktori i njohur nga Mitrovica është kthyer në dy banesat e tij të uzurpuara nga një serb në veri të Mitrovicës. Në banesën e tij gjatë aksionit të policisë u gjetën edhe armë. Demiri në një rrëfim ekskluziv tregon për Tëvë1 se gjatë luftës ushtria serbe e largoi dhunshëm nga banesa, ndërkaq rrëfeu edhe momentin e trajtimit të Shaban Jasharit, babait të Adem Jasharit i cili ishte rrahur nga policia serbe.

Rrugën këndej si i ri e frekuentoi për më shumë se 20 vite.

Por, në vitin 1999, pjesëtarë të ushtrisë serbe, e larguan dhunshëm nga banesa e tij këtu në rrugën që quhej “Ivo lola ribar”..

Për t’u kthyer në të doktori i njohur nga Mitrovica, Shaqir Demir,i priti plot 26 vite, deri më 5 gusht të këtij viti.

Kjo pasi banesa e Demirit ishte e uzurpuar nga Zoran Arsic.

Në aksionin e policisë gjatë bastisjes për lirimin e banesës u gjetën edhe armë.

Në njërën nga dhoma, ishte edhe kjo fotografi që ka siguruar televizioni, e Arsicit me Millorad Dodikun, njeriun e afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Por gjithë këto gjetje brenda banesës nuk e kanë befasuar doktorin, Shaqir Demiri.

“Nuk më ka çuditur që janë gjetur armë në këtë banesë për arsyeje siç e thash më herët pozicioni i kësaj banese është interesant, në të gjitha drejtime por është vendi kamufluar me pemë, ka qenë vend i zgjedhur për të” , thotë Demiri për Tëvë1.

Gjithë procesin e kthimit në shtëpi Demiri e sheh me emocione të mëdha.

“Në këtë banesë afër 20 vite këtu fëmijët për herë të parë e kanë shijuar ndjenjën e shtëpisë edhe të familjes kështu që kemi emocione të mëdha, edhe jam shumë i gëzueshëm edhe e falënderoj Policinë e Kosovës që na ka mundësuar të kthehemi në banesën tonë. Ky është rezultat i punës së vazhdueshme të qeverisë dhe policisë në këtë drejtim vetëm i falënderoj”, tregon ai.

Ai tregon momentin se si xhandarmëria serbe e kishin larguar nga banesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *