OPINIONTË FUNDIT

Kurti heq tarifën për SHBA-në, befason avokati shqiptar: Beogradi i tronditur, vjeshta sjell lëvizje të mëdha!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dje njoftoi se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë në detyrë.

E për këtë vendim të Kurtit, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Fillimisht, ai tha se ky është një vendim ‘goditës’, derisa u shpreh se Serbia nuk ka se çfarë bën më.

Sipas tij, Beogradi është i shqetësuar edhe për angazhimet e Kosovës në forcimin e ushtrisë së saj.

“Është akt i goditur sepse Kosova është në mbrojtjen e Amerikës. Kurse Beogradi politik çfarë nulk po bën kundër Kosovës; por qeveria e Prishtinës as që i pyet fare.

Sidomos Beogradin e shqetësoi shumë edhe angazhimi qeverisë së Kosovës për ngritjen e ushtrisë në Kosovë.

Politikë shumë e saktë kjo.

Dhe serbët po e humbasin sigurinë e forcës kundër Kosovës.

Dhe prandaj kjo është koha jonë”, nënvizoi ai.

Krahas kësaj, avokati shqiptar potencoi se tani është koha e shqiptarëve, derisa parashikoi lajme të mira për shtetet shqiptare gjatë stinës së vjeshtës.

“Asgjë nuk do bëjnë dot më serbët me të dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Asgjë.

Dhe tani kuptohet se serbët kanë hyrë në psikologjinë e humbësit përfundimtar.

Kurse shqiptaria, kudo në Gadishullin Ilirik, është në progres kombëtar.

Dhe ka rritje të spikatur të popullsisë shqiptare edhe në Kosovë dhe edhe në Maqedoninë e Veriut.

Po me Çamërinë ai po ecet.

Ka një aksiomë në luftë: kur nuk ka lajme; ka lajme të mira.

Dhe këto besoj se do t’i dëgjojmë gjatë vjeshtës që po vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *