Me Hashimin-Radoiçiqi “mbret në veri”, me Albinin-Radoiçiqi nuk shkel në Kosovë
Në intervistën e parë të Hashim Thaçit nga burgu, aty ku ndodhet tani e pesë vjet, ai foli për shumë tema nga aktualiteti. Sikur mos ta njihnim, do të thoja se ky njeri është i pastër, i drejtë, i pakorruptuar dhe mbi të gjitha lum kombi që e ka.
Mirëpo, e njohim Thaçin dhe e dijmë kush është. Për ta shpērfaqur më së miri se kush është dhe hipokrizin e tij, dua të ndalem tek një element kryesor në këtë intervistë. Thaçi ka reaguar me tone kritike lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023.
Në veçanti foli sidomos rreth tolerimit të largimit të grupit të armatosur serb nga territori i Kosovës. “Si ndodhi të shfaqen mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës, sikur të ishin ‘krushq të lirisë’ e jo atakues të lirisë dhe shtetit?”, deklaroi Thaçi. Por, Thaçi mbase ka harruar se gjatë kohës sa ishte kryeminstër, konkretisht në njē aksion tē policisë së Kosovës me 25 korrik 2011 u vra polici Enver Zymberi.
Edhe pse aksioni kishte për qëllim vendosjen e rendit shtetëror dhe ndalimin e kontrabandës që zhvillohej atje pa kontroll të institucioneve të Kosovës, nuk u arrit asgjë. Strukturat paralele atje u forcuan, Radoiçiqi veç sa e forcojë ndikimin atje duke u bërë “mbret i veriut”.
Derisa pas aksionit në Banjskë, u vranë katër policë serbë, u shuan strukturat paralele, u ndjeken terroristët dhe sot Radoiçiqi nuk guxon të shkel në Kosovë. Prandaj, nuk qëndron ajo çfarë Thaçi thotë dhe krejt e dimë se nuk janë të vërteta.
E vërteta është veç një gjë, sa ishte Thaçi në pushtet veriu ishte nën kontroll të Vuçiqit, sot atje s’ka struktura paralele dhe qytetarët e Kosovës në këto ditë të nxehta mund të lahen në Ujman pa problem.