INTERESANTE

Në Egjipt zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare

Një fosil breshke 70-milionë-vjeçare është gjetur në provincën Wadi al-Jadid të Egjiptit.

Në një deklaratë me shkrim nga Universiteti Wadi al-Jadid, thuhet se ekipet kërkimore që punojnë në bashkëpunim me Universitetin e Kajros zbuluan fosilin e një breshke lumi në rajonin Karn Jinnah.

Në deklaratë thuhet se kjo specie, u zbulua dhe u regjistrua për herë të parë në Egjipt dhe në Afrikën Veriore.

Ajo ka një histori prej 70 milionë vjetësh ose më shumë dhe se lloji i breshkave në fjalë jetonte në lumenj dhe ujëra të ëmbël. /atsh

The post Në Egjipt zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *