POLITIKATË FUNDIT

Pas raportimit të KosovaNews, reagon Murati: Edhe një margaritar nga vendimi absurd i Supremes

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka quajtur margaritar vendimin absurd të tre gjykatësve të Supremes në arsyetimin për shfuqizim të udhëzimit për arkat fiskale digjitale. Murati i është referuar raportimit të Kosovanews për vendimin skandaloz të Gjykatës Supreme, e cila u është referuar gabimisht neneve të Kushtetutës në aktgjykimin për arkat fiskale.

“Qe edhe një margaritar nga vendimi absurd i tre gjykatësve të Supremes: në arsyetimin për shfuqizim të udhëzimit për arkat fiskale digjitale, i janë referuar Nenit 71 të Kushtetutës, nen i cili flet për kriteret kualifikuese për personat që kandidojnë për deputet. Normalisht që kjo s’ka fare të bëjë me papajtueshmërinë funksionale, siç është pretenduar”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook, duke shpërndar raportimin e KosovaNews për aktgjykimin e Gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *