POLITIKATË FUNDIT

Pas Bankës Botërore, edhe FMN largon Kosovën nga grupi i vendeve me situata të brishta

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtë dhe Konflikti (FCS/FCV), duke njohur përparimet e vendit në stabilitetin makro-financiar dhe forcimin e institucioneve.

Ky vendim i rëndësishëm vjen pas një njoftimi të ngjashëm nga Banka Botërore, e cila gjithashtu ka përjashtuar Kosovën nga kjo kategori.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përshëndetur fuqishëm këtë vendim, duke shprehur mirënjohje të thellë ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore për njohjen e përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike dhe institucionale.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Vendimi pritet të ndikojë pozitivisht në besimin e investitorëve të huaj dhe në mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit, duke krijuar një klimë më të favorshme për investime dhe rritje ekonomike.

Largimi nga kjo listë konsiderohet si një moment domethënës për Republikën e Kosovës, duke reflektuar progresin e vendit në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetit makroekonomik, qeverisjes financiare dhe sundimit të ligjit.

Përfitimet kryesore nga largimi nga lista FCS:

Përmirësim i perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të Kosovës;

Rritje e besimit të investitorëve dhe ulje e vlerësimeve për rrezik financiar;

Qasje më e favorshme në financim zhvillimor dhe kapital privat;

Komplementim i vlerësimit të parë të kredisë sovrane për Kosovën, që reflekton trendin pozitiv në qeverisje dhe ekonominë e vendit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *