Skandaloze – Zyrtarja e MINT bën koment me thirrje për vrasje: K’ta polict e ri nja ka nja plum n’lule t’ballit lypin
Pas rastit tragjik në Lipjan ku 27-vjeçari nga Lipjani, Agon Fejzullahu humbi jetën gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës, është rritur ndjeshëm fushata kritike ndaj forcave të rendit në rrjete sociale dhe në opinionin publik. Këto reagime e kritika vijnë kryesisht nga opozita dhe mbështetësit e saj. Por mes shumë reagimeve, një koment skandaloz është bërë në Facebook me gjuhë e cila nxitë dhunë ndaj zyrtarëve policorë.
Një qytetare që në profilin e saj figuron me emrin Beli Bala, ka shkruar në një koment publik tek statusi i qytetarit Mentor Latifi:
“Dallojn polict e vjeter me te rit. Kta te rit nja ka nja plum nlule tballit lypin.”
Në profilin e saj figuron se kjo qytetare punon si zyrtare në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. KosovaNews merr vesh se bëhet fjalë për Sadbere Bala e cila punon në MINT dhe në bazë të fotografive në Facebook dhe informacioneve tona ajo është motra e gruas së Fatmir Limajt – kryetarit të partisë NISMA.
Padyshim një koment i tillë është skandaloz dhe tejet shqetësues duke u interpretuar si thirrje për dhunë ndaj pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës, aq më tepër kur bëhet nga një punonjëse e një institucioni shtetëror duke cënuar etiken dhe kredibilitetin e vet institucionit.