Urat si simbol bashkimi: Reagimet kundërshtuese ndaj projektit të Qeverisë së Kosovës konsiderohen të pabaza
Qeveria e Kosovës ka njoftuar planin për ndërtimin e dy urave të reja në Mitrovicë, në të dy anët e urës kryesore mbi lumin Ibër, për të lehtësuar lidhjen ndërmjet pjesës veriore dhe asaj jugore të qytetit.
Ky projekt është rezultat i një memorandumi bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut.
Megjithatë, ky njoftim ka shkaktuar reagime, veçanërisht nga Bashkimi Evropian dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – të cilat kanë shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm të projektit në situatën politike dhe të sigurisë në veri të vendit.