POLITIKATË FUNDIT

Deputetja e VV-së zbulon pse opozita kundërshton konstituimin e Kuvendit

Nesër, 19 qershor, do të mbahet vazhdimi i senacës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dhe kjo do të bëhet pëtr herë të 34-të.

Në një intervsitë për “Bota sot”, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka kritikuar mungesën e votës në Kuvend, duke e cilësuar si shkelje të detyrës kushtetuese të deputetëve.

Ajo theksoi se bojkotimi i votimit, ndonëse me prezencë fizike në sallë, dëmton rëndë procesin demokratik dhe nuk ka të bëjë me kandidaturën e Albulena Haxhiut, por me kundërshtimin politik ndaj Kryeministrit Kurti dhe VV-së.

Pajaziti u bëri thirrje deputetëve që të veprojnë sipas përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe institucionale.

“Të gjithë deputetët, pa dallim përkatësie politike, kanë detyrim kushtetues të marrin pjesë në procesin e votimit. Mungesa e pjesëmarrjes në votim, pavarësisht prezencës fizike në sallë, dëmton procesin demokratik dhe duket qartë se pengesa nuk ka të bëjë me znj. Albulena Haxhiu, por me një kundërshtim politik ndaj Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka thënë ajo në një intervsitë për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *