Viti i Ri, 10 mijë persona hynë në Shqipëri nga Kosova gjatë 24 orëve të fundit
Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj. Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në vendin tonë dhe familje nga Bullgaria.
“Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri”, thotë për ABC News një qytetar nga Bullgaria.
Me familjen po vij nga Bullgaria për të festuar vitin e ri në Shqipëri, në Tiranë. Gëzuar!”
Përmes pikës kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona. Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9.300.
Ky shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet do vizitojë të afërmit në Tiranë.
Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash. Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganorë të Morinës pa kontrolle.