POLITIKATË FUNDIT

“Kjo ishte marrëveshja midis Edit, Vuçiqit dhe Dukës”, Bytyçi shokon me ‘parashikimin’ për skenarin e ndeshjes Shqipëri-Serbi!

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar në lidhje me ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ai nuk u shpreh i kënaqur me rezultatin, derisa ai beson se ishte marrëveshje mes Ramës, Vuçiqit e Dukës që ndeshja të mbyllet pa gola.

“Nuk kishte gjithashtu moment më të mire se ky, që Edi e Vuçi të shiteshin si “paqebërës” në Europë! Të dy janë në siklet dhe u duhet protagonizmi “për paqe”!”, u shpreh profesor Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Armando Broja pas ndeshjes së mbrëmshme me kombëtaren serbe thoshte se “Na mungoi vetëm goli”!

Ai tha një të vërtetë. Mungoi goli, ose munguan golat. Po pse ndodhi kjo? Sepse ishte paravendosur: – Ndeshja duhej të përfundonte 0:0. Nuk duhej të përfundonte as 1:1, as barazim me një shifër tjetër. Vetëm 0:0!

Kjo ishte marrëveshja midis Edit, Vuçiqit dhe Dukës. Prandaj dhe mungoi goli. Madje për këtë shkak mungoi edhe goli i Manajt në shënimin e penalltisë! Rrjetat duhej të ishin të paprekura! Dhe Adem Jashari duhej përzënë nga stadium!

Ndryshe nuk “shkëlqente” aty Taulanti i Ballajve! Nuk kishte gjithashtu moment më të mire se ky, që Edi e Vuçiqi të shiteshin si “paqebërës” në Europë! Të dy janë në siklet dhe u duhet protagonizmi “për paqe”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *