OPINIONTË FUNDIT

Çka po parashikon avokati shqiptar: Pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut kush do ta marrë, Shqipëria apo Kosova?

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një analizë të shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se të dyja janë të forta pasi njëra është në NATO, tjetra e ka brenda saj mbrojtjen amerikane.

Mirëpo, Ngjela ngriti pikëpyetje mbi atë se çka do ndodhë me tokat shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe Çamërinë.

“Po pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut kush do ta marrë, Shqipëria apo Kosova?

Po pas kësaj ndodhie çfarë do të bëjnë shqiptarët e Çamërisë; a do ta formojnë ata shtetin e tretë shqiptar?” – shkroi ndër të tjera avokati, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Shqipëria është shumë e fortë, sepse ajo është në NATO.

Kosova është shumë e fortë, sepse ajo ka brenda saj mbrojtje amerikane.

Maqedonia e Veriut dhe pak e do të jetë një shtet i tretë shqiptar; sepse po pritet që pjesën bullgare të Maqedonisë e Veriut ta marrë Bullgaria.

Po pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut kush do ta marrë, Shqipëria apo Kosova?

Po pas kësaj ndodhie çfarë do të bëjnë shqiptarët e Çamërisë; a do ta formojnë ata shtetin e tretë shqiptar?

Ja kjo është gjendja jonë e sotme.

Ky në fakt është një proces arbëror që do të nisë e do të jetë një zhvillim i ri arbëror që duhet ta pushtojë të gjithë botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo po pritet të vijë; sepse vetëm ne shqiptarët, në të dy shtetet tanë, jemi shoqëria më pro amerikane në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *