POLITIKATË FUNDIT

Mërgimtari nga Lugina aksidentohet për vdekje në Serbi

Shëndrit Ahmeti, nga fshati Lluçan i Bujanocit, ka humbur jetën në një aksident tragjik derisa po vinte nga Gjermania për në vendlindje.

Lajmin e ka bërë të ditur Xhelal Jakupi, i cili tha se varrimi do të bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e fshatit Lluçan, transmeton Klankosova.tv.

Siç shkruan Luginalajm, automjeti me të cilin po vinte Shëndrit Ahmeti nga Gjermania, u godit nga një rimorkio në afërsi të vendit të quajtur Aleksinovac, ndërsa raportohet se vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ahmeti në Gjermani ishte futbollist i klubit gjerman TSV 1860 Munich, ku për vdekjen e tij ka reaguar edhe klubi.

““Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Osmani: Heqja e barrikadave, çështje orësh (VIDEO)


Kosovë-Shqipëri

Mbyllja e Merdarës, ua prish pushimet mërgimtarëve (VIDEO)


Kosovë-Shqipëri

EULEX: S’kemi as mandat e as kapacitete për t’i hequr barrikadat, në veri ka grupe të armatosura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *