POLITIKATË FUNDIT

Bosi i lojërave të fatit i zhdukur prej pesë muajsh, polica rrethon shtëpinë e Ervis Martinaj në Kurbin

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej pesë muajsh.

Sipas mediave lokale, kontrolli është ushtruar orët e para të mëngjesit së ditës së sotme në shtëpinë e Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit. Kontrolli vjen në funksion të hetimeve që po kryhen mbi zhdukjen e 40-vjeçarit, ndërsa ende nuk ka asnjë detaj.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete.

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Nga hetimet që po kryhen për zhdukjen e Martinajt është lënë në burg një efektiv policie Jeton Lami, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe nga Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Arrestohet një person në Merdar, policia i gjeti në valixhe 910 fishekë


Kosovë-Shqipëri

Profesori amerikan: Vuçiq është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës, për këtë ai po përdor komunat e veriut


Kosovë-Shqipëri

Restorantet dhe hotelet shqiptare më të lirat në Evropë pas Turqisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *