“Provokoi me ngjyrat kuq e zi” – mediumi boshnjak thotë se fansat shqiptarë kanë sulmuar përfaqësuesin e Serbisë në Eurovision gjatë provave
Përfaqësuesi i Serbisë në Festivalin e Këngës në Eurovision të këtij viti, Stefan Zdravković, i njohur me emrin artistik Princ, thuhet se u sulmua gjatë një prove teknike në Bazel, ku javën e ardhshme do të mbahet ky konkurs prestigjioz muzikor.
Incidenti ndodhi kur Zdravković doli në skenë për një provë. Skenografia e tij, e dominuar nga ngjyrat e zeza dhe të kuqe në kostume dhe efekte vizuale, shkaktoi reagime negative tek grupi i fansave shqiptarë të pranishëm në sallë. Ata njohën simbolikën e flamurit shqiptar në këto ngjyra, gjë që shkaktoi tensione.
Fansat filluan me britma dhe provokime, duke kërkuar që ai “të performonte nën flamurin e duhur”, duke aluduar në mesazhin politik që dyshohet se kishin perceptuar në performancën e tij. Sipas dëshmitarëve okularë, artisti Princ qëndroi i qetë dhe nuk reagoi ndaj provokimeve, ndërsa sigurimi ndërhyri shpejt dhe i largoi tifozët problematikë nga salla, ka shkruar mediumi boshnjak Klix.
“E zeza simbolizon trishtimin, dhe e kuqja pasionin – të cilat janë ndjenjat kryesore që ai dëshiron të përcjellë përmes muzikës së tij”, thuhej në deklaratë. Organizatorët e Eurovisionit e dënuan incidentin, duke theksuar se ky konkurs muzikor feston unitetin, diversitetin dhe respektin e ndërsjellë, dhe se ata nuk do të tolerojnë asnjë formë intolerance.
Si përkujtim, Princ përfaqëson Serbinë me këngën “Mila”, dhe performanca e tij është planifikuar për natën e dytë gjysmëfinale të Festivalit të Këngës në Eurovision, i cili do të zhvillohet më 15 maj.