TË FUNDIT

Ushtarët shqiptarë dhe hungarezë të KFOR-it stërviten kundër frikës nga zjarri

Ushtarët shqiptarë nga RC-West dhe trajnerët hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike të KFOR-it, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një stërvitje për frikën nga zjarri në Camp Novo Selo.

Si pjesë e përgatitjes për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale.

Stërvitje kjo që kishte si qëllim përmirësimin e aftësive të ushtarëve për të përballuar situata emergjente dhe mbajtur gatishmërinë e lartë gjatë misioneve.

Në përputhje me mandatet e tij, KFOR vazhdon të zbatojë misionin e tij, i cili bazohet në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999, duke siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *