OPINIONTË FUNDIT

Haxhi Avdyli i përgjigjet Buzhalës: Je financuar nga Radoiҫiqi, ndërsa ke punuar kundër Thaҫit për…

Deputeti Haxhi Avdyli i përgjigjur Berat Buzhales, kur ky i fundit ia përmendi emrin si kandidat i mundshëm për kryeparlamentar.

“Kandidati konsensual per Kryetar te Kuvendit. Ma m*t s’bohet”, ka shkruar Buzhala në facebook duke publikuar foton e deputetit Haxhi Avdyli.

Ky i fundit përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Buzhala është financuar nga Radoiҫiqi dhe një dekadë ka punuar me dërgu Hashim Thaҫin në Hagë.

Postimi i plotë:

Kur BRITMA BUNARiT e ndotur me para të pista , të përqesh, të bullizon, kritikon e merret me mua, ateherë e di që jam në rrugë të drejtë dhe me perkrahje që veq shkon e rritet.

Këdo që ka kritiku kjo coftinë e financuar me paratë e Radojqiqit , votat e tij veq janë rritur.

Një dekadë e ka kritikuar, Hashimin e ka punuar fortë me dergu në Hagë votat e pushteti i tij veq konsolidohej.

Prej se ka ndrru anë e ka filluar ta kritikon Albin Kurtin, filloi epoka e gjatë qeverisjes së Albinit.

I mbetur me vesh perpjetë si gomari pa taxhi, ka disa herë që mirret me mua.

Me arritjet që kam në jetë që nga student, mjek i luftës, e deri në Neurokirurg në QKUK e Gjermani, e me vota që në zgjedhjet 2021 nga 26.000 u rritën në 2025 në 32.000, shumica do më thoni pse po mirresh me zërat e dëshpëruara nga Bunari.

E vërteta është që nga #Bunari tij ku prodhohen vetëm rrenat, shpifjet e paguara , shantazhet , bullizimet nuk ia vlen të hargjoj as keto dy minuta për këtë status.

Unë veq dua ti them publikisht vazhdo mos u ndal me pëllitje.

Sepse sa më shumë që mirret, shanë e bullizon kjo coftinë që kundërmon ngado që shkon, vlera ime njerëzore, profesionale e politike veq po rritet.

Sepse diamanti shkëlqen më shumë afër qymyrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *