POLITIKATË FUNDIT

Serbët kushtëzojnë largimin e barrikadave

Serbët e veriut të Kosovës protestuan në Rudarë në vendin ku ndodhet një nga nëntë barrikadat e ngritura pas arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 10 dhjetor. Në protestë erdhën edhe qindra qytetarë me autobusë nga Serbia. Kryetari i Listës serbe Goran Rakiq tha se lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës janë kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë. “Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim vetëm pse jemi serbë”, tha ai. Nga ana tjetër Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në veri të Kosovës do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij për kërkesat e tyre. Komentet vijnë në ditën kur disa qytetarë serbë u mblodhën në një protestë në fshatin Rudarë. /Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Ligji për zyrtarët publikë dhe ai për pagat, hap i madh përpara ndryshimit thelbësor


Kosovë-Shqipëri

Nis procesi dëgjimor mbi rastin e dhunimit të 11 vjeçares, gjykimi zhvillohet i mbyllur


Kosovë-Shqipëri

Arben Vitia mund ta drejtojë sërish Shëndetësinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *