POLITIKATË FUNDIT

Nis procesi dëgjimor mbi rastin e dhunimit të 11 vjeçares, gjykimi zhvillohet i mbyllur

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar të mbahet seanca e parë dëgjimore për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Para trupit gjykues doli Ekrem Rexhepi dhe Shkëlqim Kamberi, transmeton klankosova.tv.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ekrem Rexhepi ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Shkëlqim Kamberi ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Adnan Isufi gjyqtari i këtij rasti vendosi që për shkak të mbrojtjes së integritet dhe personalitet të të dëmtuarës dhe për të siguruar një gjykim të drejtë edhe për të pandehurit, gjykimi të zhvillohet i mbyllur.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Arben Vitia mund ta drejtojë sërish Shëndetësinë


Kosovë-Shqipëri

Twitteri e heq Kosovën nga lista e shteteve


Kosovë-Shqipëri

A ka rrëmbime të serbëve në veri? Deklarohen nga EULEX-i

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *