TË FUNDIT

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika, avokati Koci del me sqarim

Në emër të familjes së rreshterit të ndjerë Muhamet Lika, avokati i saj, Arianit Koci ka kërkuar përmbajtje nga qytetarët dhe mediat në raportimet dhe komentet publike. Ai thekson se nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia apo Prokuroria që e cilëson rastin si vepër me motive fetare apo terroriste.

“Drejtësia nuk duhet të ngatërrohet me hamendje apo interpretime personale,” thuhet në deklaratë. Avokati siguroi se në rast të ndonjë informacioni të ri gjatë hetimeve, opinioni publik do të njoftohet në kohë.

Ai e quajti vrasjen “makabër” dhe theksoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë. “Sulmi ndaj policit është sulm ndaj shtetit të Kosovës – ndaj të gjithëve neve,” përfundon deklarata.

Shkrimi i plotë:

Deklaratë për opinionin publik

Në cilësinë e avokatit të familjes së policit të ndjerë, rreshterit Muhamet Lika, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve – përfshirë mediat – që të përmbahen nga deklarimet dhe komentet që nuk bazohen në fakte apo deklarata zyrtare.

Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje, as me interpretime personale.

As Policia, as Prokuroria nuk kanë konstatuar se kemi të bëjmë me ndonjë grup terrorist apo me ndonjë vepër me motive religjioze.

Deri më tani, nuk ka asnjë cilësim zyrtar të tillë.

Nëse gjatë hetimeve del ndonjë informatë e re që ndërlidhet me ndonjë grup të tillë, patjetër se opinioni publik do të informohet.

Sidoqoftë – një gjë është e qartë: kjo ka qenë një vrasje makabër. Kryesit dhe ata që e kanë planifikuar këtë krim do të përgjigjen para ligjit dhe do të dënohen ashtu siç e meritojnë.

Sulmi ndaj policit është sulm ndaj shtetit të Kosovës. Është sulm ndaj të gjithëve neve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *