OPINIONTË FUNDIT

“PDK do ta shkruaj vet statutin e Asociacioni”: Komentohet “prapavija” e deklaratës së Çitakut: Kushtetuesja duhet ta..

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit më 2013 dhe një tjetër marrëveshje për parimet më 2015.

Por, Qeveria e Kosovës refuzon të formojë, siç thotë, asociacion një-etnik, ndërsa Serbia insiston për zbatimin e marrëveshjes.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja për parimet nuk është në përputhje me Kushtetutën në 23 pika të saj, ndonëse ato mund të harmonizohen.

E në lidhje me Asociacionin, së fundmi ka folur edhe deputetja nga PDK, dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se partia që drejtohet nga Memli Krasniqi nëse do ta drejtojë Qeverinë, do ta shkruajë vetë një Statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Çitaku në një intervistë ka thënë se në momentin që nuk e bën një gjë të tillë vetë, atëherë ta sjellin në tavolinë të gatshëm.

Ajo ka thënë se PDK asnjëherë s’i ka shkëputu kontaktet me aleatët dhe se hamza ka pasur takime të rëndësishme në SHBA.

“Ne nuk i kemi shkëput asnjëherë kontaktet me aleatët tanë, Bedri Hamza ka pas takime në Shtëpinë e Bardhë, në departament të shtetit, takime ka pas edhe kryetari Krasniqi pra kemi takime të mjaftueshme. PDK nëse na vjen radha ta ndërtojmë Qeverinë, do ta shkruaj vet statutin e Asociacionit, kur se bën vet ta sjellin në tavolinë por ne do ta bëjmë vet në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Çitaku.

Mirëpo si mund të vlerësohet kjo deklaratë kur PDK-ja dikur kishte pranuar dhe mbështetur marrëveshjen e vitit 2015 për asociacionin?

Mehazi: Masallat politike të Çitakut nuk kanë fund

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

ImageSulejman MehaziFoto galeri
Ai thotë se veprimet e PDK-së në raport me Kosovën e kanë dëmtuar atë.

Sipas profesorit, formimi i një asociacioni të tillë siç e ka përmendur deputetja është e vështirë pasi nuk mund ta lejojnë ndërkombëtarët.

“Tani i është kujtuar ish-ambasadores së Kosovës në Uashington dhe deputetes së zgjedhur; Vlora Çitakut, të PDK-s s’e paskan gabuar gjatë qeverisjes së gjatë njëzetvjeçare dhe se gabimin e bërë më 2015 që pranuan asociacionet serbe në dëm të Kosovës do ta përmirësojnë me një farë asociacioni të shkruar nga vetë dora dhe mendja e Çitakut që do jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo pa mos e pyet fare Brukselin dhe marrëveshjen franko-gjermane të dialogut, Kosovë-Serbi. Çitaku po na del aq “trimëreshë” saqë në lidhje me asociacionin e pakicave serbe nuk pyet asnjë, as Brukselin, as BE-në, as SHBA-në e Serbinë, po na bëhet më e fuqishme sesa presidenti i SHBA-ve, Donald Trumpi. Masallat politike të Çitakut nuk kanë fund, aq është e “fortë” ama me llafe saqë del kundër idesë së idealit politik të shefit të saj, Hashim Thaçit i cili sot e kësaj dite është për ndarjen e Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, profesori i sheh të zbrazëta këto deklarata të Çitakut për Asociacionin.

“Fjalët e Çitakut në Intervistën saj janë të zbrazura për një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe se do jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë si birat e një shoshe që kurrë nuk mund të mbushet me ujë, janë premtime boshe, joserioze, të pabesueshme, mashtruese, vetëm për të hyrë në qeveri, asgjë më shumë”, foli profesori Mehazi për “Bota sot”.

Haziri:Asociacioni të formohet në përputhje Kushtetutën e Kosovës

Ndërsa analisti politik, Nexhat Haziri në një bashkëbisedim me “Bota sot”, përmend marrëveshjen e Ohrit dhe pikën 7 të saj që ka të bëjë me vetmenaxhimin.

ImageNexhat HaziriFoto galeri
“Tani se kush e ka dëmtuar më shumë apo me pakë sa i përket pranimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, po ta analizosh pikën 7 të sekuencimit të marrëveshjes së Brukselit në Ohër, shohim se më nuk bëhet fjalë për një asociacim në mes një numri të caktuar të disa komunave për çështje të caktuara, por kemi një vetmenaxhim që përkthehet në një autonomi politike e territoriale”, thotë ai.

Në fund, analisti për deklaratën e Çitakut thotë se është pak e besueshme dhe se më shumë është dhënë për konsum të brendshëm politik se sa që është realiste.

Gjithashtu nënvizon që Asociacioni duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës.

“Por t’i kthehem deklaratës së deputetes Çitaku që do të mund ta rikthenin procesin pas sa i përket shkrimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, e që unë pak i besojë kësaj deklarate e cila është më shumë për konsum të brendshëm politik se sa realiste. E kishim këtë mundësi të cilën nuk e shfrytëzoi apo nuk e pranoi kryeministri në detyrë z. Kurti, dhe tani është një draft-statut i AKS-s i propozuar nga ndërkombëtarët që është në tavolinën e palës së Kosovës me të cilën do të merret kush do që do ta bëjë qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ajo që më së shumti do të shpresonim është Gjykata kushtetuese e cila besoj se do të gjykojë drejtë, dhe se Asociacioni i komunave me shumë serbe, do të jetë brenda kornizave të kushtetutës së vendit dhe nuk cenon rendin kushtetues të vendit”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *