Shpërthim në veri të Mitrovicës
Në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë sonte është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të një ekipi televiziv.
Sipas tij këtij mediumi shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm teksa në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, tha gazetari i tëvë1.
Për fat të mirë nga ky shpërthim nuk është lënduar askush.