TË FUNDIT

Presidenti i Këshillit Evropian pritet ta vizitojë Kosovën në maj

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë Kosovën në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor të planifikuar për në muajin maj.

Megjithatë, temat që do të diskutohen gjatë vizitës së tij nuk janë bërë ende të ditura. Siç ka njoftuar Këshilli Evropian, programi është në përgatitje.

“Po, edhe presidenti Kosta do ta vizitojë Kosovën, ku detajet e programit janë ende në përgatitje, kështu që nuk mund të konfirmojmë ndonjë specifikë për momentin”, thuhet në deklaratën e KE-së.

Gjatë një takimi të zhvilluar më herët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Costa theksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenie, paqe dhe stabilitet në rajon.

Pikërisht për këtë qëllim, ai tha se do të zhvillojë një tur në të gjithë Ballkanin Perëndimor në mesin e muajit maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *