ROZË

‘Ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur por…’ Ronela Hajati ‘përjashtohet’ nga Festivali i Këngës: Drejtim mediokër me veprime skuthe

Ronela Hajati nuk ishte e ftuar këtë vit në Festivalin e Këngës, për të preformuar edhe një herë me këngën e saj fituese të vitit kaluar, ‘Sekreti’.

Një ritual që ndodh çdo vit me fituesit dhe përfaqësuesit në Eurovision, këtë edicion mungoi, duke mos u transmetuar as edhe një sekuencë nga viti i kaluar.

Arsyeja e këtij vendimi, që ka shkaktuar neveri tek këngëtarja, mbetet ‘sekret’: “Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur por më duket sikur një ditë do t’i heq vetes riskun që zoti do të ma japë një ditë të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën! Po, unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet ‘Sekret’ e ka marrë të gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë!”

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *