Rama dhe Tërnava inspektojnë punimet e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot bashkë me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i kanë vizituar punimet e Xhamisë Qendrore të Prishtinës.
“Bashkë me Myftiun Naim Tërnava, inspektuam punimet në Xhaminë Qendrore”, ka shkruar Rama, në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Leja e ndërtimit për Xhaminë Qendrore të Prishtinës është lëshuar nga data 13 qershor e vitit 2022 nga Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, pas kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Më 8 tetor të vitit 2012 u vu gurthemeli i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.