POLITIKATË FUNDIT

Serbët ia vëjnë flakën “marrëveshjes së Brukselit” në një pankartë në Jarinje

Qindra serbë janë tubuar në anën e Serbisë në afërsi të kufirit në Jarinjë.Protesta është thirrur nga dega në Serbi e grupit famëkeq paramilitar rus Wagner.
Policia serbe është duke qëndruar para tyre, ndërsa po ashtu raportohet se janë shtuar forcat e KFOR-it në pikën kufitare në Jarinjë. Është vendosur edhe barrikadë me tela në kufi.
Me këngë anti-Kosovë e me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, protestuesit kanë djegur edhe një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”.
Ndër organizatorët e protestës është Damjan Knezheviq, një serb që ka lidhje me grupin paramilitar rus Wagner, raporton “The Geopost”.“Nuk është hera e parë që unë me vëllezërit nga Mali i Zi dhe Republika Serbe takohemi. Ne kemi ardhur për të treguar se ekzistojmë dhe për të vazhduar barrikadat. Nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar pas Rezolutës 1244. Nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, në territorin e Kosovës numri i serbëve është zvogëluar në 120 mijë. {do marrëveshje e re ka çuar më tepër te pavarësia e Kosovës). Politika e papërgjegjshme na ka sjellë te kjo situatë”, ka thënë Knezheviq.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Berisha: Vuçiq, arkitekti kryesor i tensioneve në veri të Kosovës


Kosovë-Shqipëri

KFOR-i paralajmëron stërvitje të rregullta në Novosellë


Kosovë-Shqipëri

KFOR-i konfirmon aksidentin në Leposaviq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *