POLITIKATË FUNDIT

Gërvalla për ndalimin e Trajkoviqit në kufi: E kemi informuar zyrën e BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë që e kanë informuar zyrën e Bashkimit Evropian për rastin e ndalimit të Rada Trajkoviqit, këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Trajkoviq u ndalua, sipas saj, nga shërbimi sekret i Serbisë, BIA, në pikën kufitare në Merdarë për 12 orë.

“Me të marrë sot informacionin rreth faktit që këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete mbahet në kufi edhe nuk lejohet lëvizja e saj, përmes zyrës sonë në Beograd kemi ndërmarrë të gjithë hapat zyrtarë për informimin e zyrës së Bashkimit Evropian e cila në njëfarë mënyre është njëfarë garance për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Gërvalla në mbledhjen e sotshme të qeverisë.

“Zyra jonë është aktive në përpjekje për të siguruar një lëvizje. Unë e di që edhe ambasadat e Quintit të cilat po ashtu kanë kontaktuar janë në lëvizje edhen ë Beograd edhe në Prishtinë dhe po

“Fakti që këshilltarja e ministrit mbahet në kufi edhe nuk lejohet lëvizja e saj përmes zyrës sonë në Beograd kemi ndërmarrë të gjithë hapat zyrtarë e cila në njëfarë mënyre është një garance për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës brenda Bashkimit Evropian, shpresojmë që është çështje e një kohe të shkurtër kur zonja Trajkoviq mund të lëvizë”.


Kosovë-Shqipëri

Trajkoviq thotë se policia serbe nuk po ia mundëson kalimin në Merdare


Kosovë-Shqipëri

Një i dyshuar për krime lufte arrestohet në veri të Mitrovicës


Kosovë-Shqipëri

Kurti: Me aplikimin në BE i dhamë cak orientimit evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *