POLITIKATË FUNDIT

Ministri serb i Mbrojtjes: Të insistojmë në kthimin e trupave tonë në Kosovë

“Serbia duhet të insistojë në shtyrjen e kërkesës që një pjesë e ushtarëve dhe policëve tanë të kthehen në Kosovë”, ka thënë këtë të enjte ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, shkruan Euronews Serbia, përcjell klankosova.tv.

Ai po ashtu është shprehur se kjo është një periudhë e vështirë për Serbinë, ku shteti dhe kombi serb janë nën presion të madh.

Sipas tij, Prishtina është një hap larg fillimit të një konfrontimi përfundimtar me serbët, por shtoi se është i sigurt se KFOR-i do ta përmbushë misionin e tij dhe do të sigurojë paqen dhe sigurinë.

“Ne presim që ata të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre, të garantojnë paqen dhe sigurinë dhe të mos ngatërrohen me çështjet politike dhe statusin e krahinës sonë jugore”, ka pretenduar Vuçeviq.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kurti pajtohet që Asociacioni të diskutohet në Bruksel, pret që Serbia ta ngris si temë


Kosovë-Shqipëri

Serbia vendos t’ia dërgojë KFOR-it kërkesën për dërgimin e trupave të saj në Kosovë


Kosovë-Shqipëri

Djali i Çun Lajçit ther veten me thikë dhe kanos prindërit, aktori e denoncon për dhunë në familje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *