POLITIKATË FUNDIT

Hill: Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por zgjidhja duhet të jetë politike, jo ushtarake

Kristofer Hil foto Aleksandar Roknic

Sonte në Pallatin e Serbisë do të mbahet seanca e Qeverisë së Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili paraprakisht kishte njoftuar se pas asaj seance Serbia do t’i paraqesë kërkesë KFOR-it për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por se është e nevojshme një zgjidhje politike, raporton N1.

“Kjo është një çështje që mbetet politike dhe prandaj kërkon zgjidhje politike. Unë nuk shoh mundësinë e një zgjidhje ushtarake”, tha Hill, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo që duhet të bëjmë”, shtoi ambasadori amerikan, “është të qetësojmë situatën dhe të krijojmë paqe dhe stabilitet në” pjesën veriore të Kosovës.

“Dhe që njerëzit që jetojnë atje të mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thotë ai.

Ambasadori amerikan kujtoi se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar “e bëri të qartë të mërkurën se kjo është diçka që do të ndodhë”, duke iu referuar Asociacionit.

“Në mënyrë që njerëzit të kenë një pasqyrë të qartë se si do të jetojnë në të ardhmen në zonat ku kanë qenë me shekuj dhe që kjo do të krijojë një kthim në normalitet përmes të cilit do të arrihet stabiliteti i asaj zone”, tha ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. /Klankosova.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE: Urime e shumë suksese


Kosovë-Shqipëri

Bandat terroriste serbe torturojnë të riun në veri të Kosovës, nuk e lejuan ta dërgonte nënën e tij në spital


Kosovë-Shqipëri

Limaj në Hagë: Asnjëherë nuk e kam menduar se do të kthehem për t’i takuar krerët e UÇK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *