Francë – Marok: Sonte ndahet bileta e fundit për destinacionin e fundit në Katar 2022
Sonte luhet gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Botëror 2022.
Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokut luftojnë për biletën e fundit, që çon në destinacionin e fundit në këtë Kampionat Botëror – finalen e madhe, shkruan lajmi.net.
Franca, me synimin për të fituar edhe Kupën e dytë të Botës me radhë, kërkon fitoren sonte ndaj Marokut.
Ndeshja Francë – Marok luhet me fillim nga ora 20:00.
Fituesi i çiftit Francë – Marok do të përballet në finalen e madhe me kombëtaren e Argjentinës, e cila mbrëmë mposhti Kroacinë.
Për Marokun, kjo është gjysmëfinalja e parë dhe të dielën mund të jetë finalja e parë në histori të kombëtares.
Mbetet të shihet se cila prej kombëtareve sonte merr biletën për t’u përballur në finale me Argjentinën e Leo Messit.