Mori pensionin e burrit edhe pas vdekjes së tij, plakës në Gjakovë i dalin telashe me Policinë
Shpesh ndodh që familjarët tentojnë të përfitojnë pensionet e prindërve ta tyre edhe pasi ata ndërrojnë jetë, duke mos lajmëruar për vdekjen e përfituesit të pensionit.
Kështu ka vepruar edhe një 69-vjeçare në qytetin e Gjakovës, e cila edhe pas vdekjes së bashkëshortit të saj, ka vazhduar që ta marrë pensionin e tij.
Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ajo u zbulua nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe të njëjtit kanë denoncuar rastin në organet e rendit.
69-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor ku para hetuesve është shprehur e penduar për tërheqjen e mjeteve, duke thënë se këtë e ka bërë për shkak se ka menduar që i takojnë ligjërisht.
Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Mashtrim’ dhe e njëjta do të hetohet në liri.