TË FUNDIT

VIDEO/ Qytetari i ankohet për hapësirat e plazhit, pronari i ‘Regina’ Vasil Bedinaj e godet me grusht

Ditën e sotme, një qytetar është dhunuar nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj. Raportohet se qytetari po i ankohet Bedinajt, për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i Bedinajt.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve ‘Regina’ qëv afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.

Ndërsa një i afërm i Bedinaj, shkruan se zënka ka qenë për hapësirat e ‘Jet Ski’ që qytetari kishte zënë.

Kush është Vasil Bedniaj?

Vasil Bedinaj, është pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje.

Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.
Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *