POLITIKATË FUNDIT

Fetai: Taravari nuk u organizoi atentate ushtarëve të UÇK-së

Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër i RMV-së

Arben Taravari as nuk u organizoi atentate ushtarëve të UÇK-së as nuk i përzuri nga vendlindja. Arbeni as nuk u montoi raste ushtarëve të UÇK-së as nuk i burgosi në Shutkë e Idrizovë.

Edhe unë besoj se qeveria e Arbën Xhaferit (1998-2002) ishte më e suksesshmja deri më tani për sa i përket avancimit të pozicionit të shqiptarëve në vend dhe përtej.

Në rrethana të jashtëzakonshme për rajonin, Arbën Xhaferi fuqizoi përfaqësimin shqiptar dhe ndikimin tonë në vendim-marrje më vrullshëm se asnjëherë më parë. Nën udhëheqjen e tij, Shkupi u shndërrua në Piemont ose strumbullar të politikës shqiptare, si në nivelin diplomatik ashtu edhe në atë ushtarak.

U bënë gjëra si hapja e kufirit për refugjatët nga Kosova, marrëveshja e Kumanovës, dhe baza të Natos në vend, që edhe sot duken surreale marrë parasysh kontekstin e kohës.

Ata që erdhën në pushtet në emër të luftës çlirimtare dhe për 22 vite zhvatën shtetin, u bënë milionera për vete dhe prishën çdo gjë në emër të gjakut të dëshmoreve, tani iu paskan kapur Arben Taravarit sepse ai po e thotë të vërtetën rreth qeverisjes më pro interesave shqiptare deri më tani.

Këta hajduta e dinë se nuk kanë ku t’i kapen Arbenit, prandaj edhe shpifin.

E vërtera është se Arbeni as nuk u organizoi atentate ushtarëve të UÇK-së as nuk i përzuri nga vendlindja. Arbeni as nuk u montoi raste ushtarëve të UÇK-së as nuk i burgosi në Shutkë e Idrizovë.

E vërteta është se më shumë ushtarë të UÇK-së kanë gjetur kujdes e mbështetje te Arbeni sesa te ata që abuzuan me çdo vlerë të UÇK-së për t’u bërë milionera.

E vërteta është se ata e kanë braktisur idealin e UÇK-në dhe se ushtarët e UÇK-së që moti janë distancuar nga ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *