POLITIKATË FUNDIT

Osmani me Ramën në Washington “për t’i koordinuar përpjekjet që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Osmani shkroi në Facebook se me Ramën u takua “për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta” që Kosova “t’i bashkohet Shqipërisë” në NATO.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkroi Osmani.

Presidenca, ndërkaq, njoftoi përmes një komunikate për media se “të dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë”.

Osmani shkoi në Washington D.C. me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Rama, ndërkaq, është atje për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s si udhëheqës i një vendi anëtar të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *