POLITIKATË FUNDIT

Fetai priti në takim kryesuesin dhe mbështetësit ndërkombëtarë të grupit punues ndërinstitucional për përgatitjen e Strategjisë së re

Zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparente, Arben Fetai ka pritur në takim kryesuesin dhe mbështetësit ndërkombëtarë të grupit punues ndërinstitucional për përgatitjen e Strategjisë së re për përforcimin e kapaciteteve për kyerjen e hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurisë me plan aksional 2024-2028.

Fetai njofton se me kryetarin e grupit punes Ljubisha Vidiniq si dhe me Ilija Bundelevski përfaqësues nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ dhe eksperten e GIZ Svetlana Vlahoviq Dimanovska diskutuan konkluzionet e evaluimit të strategjisë së mëparshme (2021-2023) dhe procesin e hartimit të strategjisë së re që duhet të përfundojë deri në fund të korrikut, para se të dorëzohet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për miratim pas muajit shtator.

“Sot pata kënaqësinë të takoj kryesuesin dhe mbështetësit ndërkombëtarë të grupit punues ndërinstitucional për përgatitjen e Strategjisë së re për përforcimin e kapaciteteve për kyerjen e hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurisë me plan aksional 2024-2028.

Me z. Ljubisha Vidiniq (MPB), kryetar i grupit punues, z. Ilija Bundelevski (Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ) dhe Svetlana Vlahoviq Dimanovska (eksperte e GIZ), diskutuam konkluzionet e evaluimit të strategjisë së mëparshme (2021-2023) dhe procesin e hartimit të strategjisë së re që duhet të përfundojë deri në fund të korrikut, para se të dorëzohet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për miratim pas muajit shtator.

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është thelbësor për përmirësimin e performancës sonë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës, si kushte themelore në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Strategjia e re do t’i pajisë institucionet me kapacitete më të forta dhe më të mira për t’i kthyer zotimet në vepra dhe në rezultate konkrete, diçka që ka munguar deri më tani për shkak të vullnetit politik inekzistent”, pëfundon Fetai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *