POLITIKA

21 vjet burg për vrasjen e 2017’s te ‘kafet e vogla’

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë dënim me 21 vjet burgim Agron Vllasaliu dhe Arlind Ahmeti për vrasjen e Nehar Sahitit në vitin 2017 në Prishtinë.

Alban Ajvazi kryetar i trupit gjykues ka thënë se të akuzuarit dënohen me 21 vjet burgim.

“Të njëjtit gjykata i dënon me 20 vite burgim (v.j për vrasje të rëndë në bashkëkryerje) dhe veprën penale armëmbajtje pa leje gjykata dënon secilin veç e veç me një vit e gjashtë muaj burgim. Konform nenit 13 të akuzuarve i shqipton dënim të akuzuarve i shqipton dënim unik prej 21 viteve burgim, secilit veç e veç nga 21 vite burgim. Të akuzuarve u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian ka nisur ta humbë durimin me Kosovën dhe Serbinë, ka shkruar të martën mediumi “Deutsche Welle”, në një raportim pasi ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së shqyrtuan tensionet në veri të Kosovës.

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të hënën, pas mbledhjes me ministrat ka thënë se “kjo situatë duhet të marrë fund”.

“Ne nuk jemi më të gatshëm ta pranojmë këtë”, ka thënë Borrelli.

Qëkur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përpoqën të hyjnë në objektet e tyre në katër komunat në veri të Kosovës, për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për këtë fundjavë (e që u shtynë), në veri ka pasur sulme ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së. Shok-bomba e madje edhe sulme me armë kanë përcjellë këto ditë veriun. Një polic është plagosur si pasojë e të shtënave në Zveçan. Një ish-polic serb i Kosovës është arrestuar për këto sulme. Serbët lokalë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, që janë mbyllur përkohësisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë reaguar pas bllokimit të rrugëve duke kërkuar nga Serbia t’i heqë barrikadat.

Të hënën, Borrelli paralajmëroi se BE-ja është e gatshme të dërgojë më shumë personel për misionin e EULEX-it, një veturë e të cilit u sulmua në veri.

“Këshilli i ministrave të jashtëm u kërkoi të dyja palëve, që të heqin dorë nga provokimet dhe t’i japin fund dhunës”, ka thënë Borrelli.

Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me 17 vjet të akuzuarin Ahmeti për shtytje në vrasje dhe armëmbajtje pa leje në prill të 2019-tës. Gjykimit i kishte ikur i akuzuari Vllasaliu, që është ekstraduar për në Kosovë më 2021-tën. Por, pas ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Ahmeti në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në rigjykim po atë vit.

Prokuroria i akuzonte të dy për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore Prishtinë e ngritur vitin e kaluar pohonte se Agron Vllasaliu pas marrëveshjes paraprake me Arlind Ahmetin e ka vrarë me armë zjarri Nehar Sahitin duke ua rrezikuar jetën edhe pesë të dëmtuarve të tjerë që morën edhe lëndime.

Pretendimi i prokurorisë ishte se më 24 nëntor 2017 afër lokalit Francisko në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, pasi i akuzuari Ahmeti ka shkëmbyer fjalë me vëllezërit e të ndjerit, Vllasaliu e ka hapur xhamin e veturës në të cilin po qëndronte dhe ka shtënë dy herë me armë zjarri me ç ‘rast Sahiti nuk i mbijetoi plagëve e u plagosën edhe pesë persona e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *