POLITIKATË FUNDIT

FOL: Gostivari i tha jo BDI-së së Soravisë

Gjatë ditës së djeshme BDI festoi 22 vjetorin e themelimit në Gostivar, ku u mblodhën vetëm 200 pjesmarrës, njofton portali Fol, transmeton portali Realiteti.

Edhe pse gjatë një ditë para ngjarjes u thirrën të gjithë me disa mesazhe, BDI mblodhi vetëm 200 ish-funksionarë, ndërsa temë në opinion bëri vetëm tortja.

Në këtë ngjarje ishte edhe meritori më i madh i humbjes së BDI-së, Artan Grubi i cili ende nuk ka dalë në emision shqiptar pas zgjedhjeve të 8 majit.

Ndryshe, partia e Ali Ahmetit kthehet në opozitë pas 22 viteve pushtet edhe pse edhe këtë radhë emisarët tentuan të koalicionojnë me VMRO-në, partinë që e shanin gjatë fushatës./fol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *