POLITIKATË FUNDIT

Rrugët e bllokura, dita e 4 e barrikadave në veri: Shkollat mbyllur, nuk kalohet as në këmbë

Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ai po dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar dje në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në komunikatat e lëshuara nga këto institucione është thënë se liderët e Kosovës kanë biseduar me Escobarin për nevojën e largimit të menjëhershëm të barrikadave.

Bashkë me Escobarin, vizitë në Ballkan ka planifikuar edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi ai e ka anuluar vizitën, si pasojë e infektimit me koronavirus. Vetë Chollet ka thënë se pret që vizitën në këtë rajon ta realizojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kryediplomati evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar të dërguarit të bllokut evropian për Ballkanin, Miroslav Lajçak, që të vizitojë më 14 dhjetor Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *