POLITIKATË FUNDIT

Negociatat VMRO-VLEN në fazë të avancuar, ende nuk ka marrëveshje përfundimtare

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski ka folur për ecurinë e negociatave me partnerët e koalicionit dhe VLEN-in për formimin e qeverisë së re.

“Për momentin, ajo që mund të thuhet është se negociatat janë në një fazë të avancuar, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin kur mund të bëhet e ditur, nuk do të japim detaje. Po diskutohen edhe dikasteret që janë të natyrës ekonomike dhe politike, por më e rëndësishmja është që të pranojnë parimet e Qeverisë dhe objektivat e përgjithshme programore”, deklaroi ai. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *