POLITIKA

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

Koalicioni i VLEN-it, ka qëndruar në Cyrih ku është mirëpritur nga mërgata shqiptare. Kandidati për president, Arben Taravari, tha Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm.

“Këto zgjedhje më të vërtetë janë historike. E dini pse? Se baza e garës politike në Maqedoni në qoftë se e thjeshtëzojmë, thjesht kush garon, garon albinizmi dhe vuçizmi. Tani, ne jemi në moment historike sepse pas agresionit rus në Ukrainë komplet gjeostrategjik ndryshoj”, deklaroi kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari.

Taravari deklaroi se për të ec para Maqedonia janë të rëndësishme dy trekëndësha.

“Trekëndëshi i parë është Shkupi, Prishtina dhe Tirana. Kjo duhet të zhvillohet sa më shumë. Dhe, trekëndëshi i dytë është shumë i rëndësishme për tu zhvilluar është Shkupi, Sofja edhe Athina. Ne si shtet duhet t’i zhvillojmë këto trekëndëshe”, tha Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *