POLITIKA

Taravari në varrimin e Bedri Ajdarit: Në njeri i përkushtuar në luftën kundër padrejtësisë, krenar që e kam njohur dhe bashkëpunuar me të

Ditën e sotme ju dha lamtumira e fundit, Bedri Ajdarit, aktivisti për të drejtat e njeriut, veprimtari, zëri dhe familjari i të dënuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm.

Në ceremoninë e varrimit të tij ishte dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat i VLEN-it, për zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari.

Taravari e cilësoi Ajdarin si një njeri me vlera i cili ka luftuar padrejtësisë në shoqërinë tonë, ndërsa u shpreh edhe krenar që e ka njohur dhe e ka patur bashkëpunëtor.

“Një humanist, një intelektual, një njeri me vlera që vazhdimisht është munduar ta lufton padrejtësinë, të nxjerr në pah disa manipulime që janë bërë sidomos me rastet e montuara për burgosjen e shqiptarëve. Ne e kemi patur edhe anëtarë të kryesisë qendrore dhe jam shumë krenar që e kam njohur dhe që e kam patur një prej bashkëpunëtorëve më të afërt”, deklaroi Arben Taravari.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *