Mimoza Musa nga ASH, kandidate me radhitje numër 3 në zonën zgjedhore gjashtë
Mimoza Musa, nga Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë do të jetë kandidate në radhitje numër 3 në zonën zgjedhore gjashtë në kuadër të koalicionit VLEN. Mimoza Musa është Magjistre e Gjuhës Angleze pranë Universitetit të Evropës Juglindore, ndërsa profesionalisht është angazhuar në menaxhimin e OJQ-ve dhe sektorit të biznesit në Maqedoni të Veriut. Në aspektin politik Mimoza Musa ka qenë këshilltare e Aleancës për Shqiptarët në mandatin 2017-2021 në Komunën e Tetovës.
Kandidaturën e saj e ka bërë të ditur vetë ajo në rrjetin social:
Të nderuar miq dhe familjar,
Tanimë jam zyrtarisht kandidate për deputete për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet Parlamentare të cilat do zhvillohen më 8 Maj, pjesë e listës së Koalicionit VLEN, me renditje në numrin 3 në zonën zgjedhore gjashtë. Jam përulësisht mirënjohëse për besimin e dhënë kryetarit të Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravarit dhe gjithë bashkëpartiakëve që më propozuan.
Ndihem e nderuar të jem pjesë e listës që do ta sjell ndryshimin e shumë pritur me vite të tëra!
Me Koalicionin VLEN sepse ndryshimi VLEN! Na priftë e mbara!