POLITIKA

Ahmeti thotë se edhe romët luftuan në luftën e 2001-it, ish-ushtari i UÇK-së e pyet Ahmetin se për kënd kanë luftuar

Me nënshkrimin e koalicionit mes një pjese të romëve dhe BDI-së, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se edhe romët, turqit dhe boshnjakët luftuan në luftën e 2001.

Reagimi i ashpër vjen nga ish-ushtari i UÇK-së, Xhemail Jahiu i cili ka qenë edhe këshilltar në Këshillin Komunal të Likovës duke e pyetur Ahmetin se romët kundër kujt kanë luftuar.

“Është e vërtetë që në vitin 2001 kanë marrë pjesë edhe komunitete të tejra, por kundër kujt A.A? Ndoshta i sheh këto dy e të kujtohet”, shkruan, ish-ushtari i UËK-së, Xhemail Jahiu.

Ndryshe, Ahmeti vazhdimisht ka bërë thirrje që partitë politike shqiptare duhet të garojnë në dy taborë, dhe kur VLEN u bashkua, Ahmeti filloi të bëjë tregti me pakciat në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *