Aston Villa rrit ofertën për Rrahmanin, parakalon Benfican
Ekipi nga Premier League e Anglisë, Aston Villa po shihet favoriti kryesor për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani.
Mediumet rumune kanë raportuar të premten se Aston Villa ka parakaluar edhe Benficën për shërbimet e Rrahmanit, i cili pritet të largohet këtë verë nga Rapid Bukureshti.
Mësohet se Aston Villa ka rritur ofertën në 11 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar. Te Rapidi, ditë më parë kanë pranuar se Rrahmani do të largohet në verë, ndërsa për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 8 milionë euro.
Rrahmani ka kontratë deri në vitin 2026 me Rapidin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Ballkani për 600 mijë euro.
Në 21 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 3 herë me fanellën e Rapidit.