Akoma e hapur mundësia për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut për të aplikuar për Çmimin e Vitit
Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri më 1 shkurt do të mund të aplikojnë në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut në Konkursin për Çmimin e Vitit në vlerë prej 100 mijë denarë për vendin e parë, transmeton Portalb.mk.
Në këtë Konkurs të drejt aplikimi kanë të rinjtë deri në moshën 35 vjet. Në rast nevoje, Banka Popullore sqaroi që do të jepet edhe çmimi për vendin e dytë, por në vlerë prej 50 mijë denarë.
“Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 35 vjet. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs”, raportoi Banka.
Të rinjtë mund të aplikojnë përmes punimeve të tyre shkencore nga sfera e makroekonomisë, bankave dhe sistemit bankar. Punimet e tyre nuk duhet të jenë publikuar para 1 janarit të vitit 2021, ndërsa ato dorëzohen në e-mailin konkurs@nbrm.mk.
F1 C Send an email 16:29, 10-12-2022